Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, do të bllokohet sërish kur dy skuadrat më të mëdha të tij, Atletico dhe Reali, të përballen për herë të parë këtë edicion. Dy gjigantët e Madridit në mesjavë u përballën me ekipe të Bundesligës në Ligën e Kampionëve.
Reali fitoi 2:0 ndaj Leipzigut, ndërsa me rezultat të njëjtë u mbyll edhe takimi i Atleticos. Por, ekipi i Diego Simeones u mposht nga Bayer Leverkuseni. Ishte humbja e parë e Atleticos, ndërsa Reali njeh veç fitore në kampionat dhe Ligë të Kampionëve. Derbi në mes të Atleticos dhe Realit luhet të dielën nga ora 21:00.
Fitorja e fundit në derbi i ka takuar Atleticos, 1:0. Tri fitore i kanë takuar Realit, ndërsa një ndeshje prej pesë të fundit ka përfunduar pa fitues.
Kjo ndeshje duket e vështirë në letër, por Reali mund të besojë se rivali lokal është kundërshtari ideal për fitore. “Los Blancos” mburret që ka arritur më shumë fitore kundër Atleticos se çdo ekip tjetër në historinë e La Ligas. Reali ka shënuar 90 fitore përballë Atleticos. Po ashtu ka shënuar më shumë fitore se çdo ekip tjetër në udhëtim kundër Atleticos.
Në dyshim për këtë ndeshje është Karim Benzema, ndërsa Antonine Griezman sërish do të aktivizohet pas minutës së 60-të tek Atletico.
Vinicius Junior mund të bëhet lojtari më i ri i Realit që nga Rauli që ka shënuar në pesë ndeshje radhazi në La Liga.
Barcelona luan të shtunën. E pret Elchen prej orës 16:15. Pavarësisht humbjes në Ligën e Kampionëve nga Bayern Muencheni, te Barcelona kanë besim se mund ta fitojnë përballjen në shtëpi. Vedat Muriqi me Mallorcan e pret të shtunën Almerian. Kjo ndeshje luhet prej orës 14:00.