Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Madridi “po i rrjep” tifozët anglezë

Me çmimet për një shtrat në një hostel, të rritura deri në 500 euro në Madrid për fundjavën kur do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve, tifozët e futbollit kanë kërkuar mbrojtje të konsumatorëve përmes ligjit nga ajo që e kanë quajtur "rritja më e madhe e çmimeve nëpër hotele e hostele".

Liverpooli do të përballet me Tottenhamin më 1 qershor në finalen e Ligës së Kampionëve në "Wanda Metropolitano" të Madridit. Është finalja e parë ndërmjet dy skuadrave angleze në më tepër se një dekadë dhe kështu ka pasur kërkesa të mëdha nga tifozët anglezë për të qenë prezentë, shkruan sot Koha Ditore.

Uebfaqja e udhëtimeve "Booking.com" ka vendosur çmimin 500 euro për një shtrat në një dhomë me katër të tillë në "Open Hostel Madrid". Në këtë përfshihet edhe mëngjesi. Dushet janë paraparë të bëhen në banja të përbashkëta. Kur “Reuters” ka kontaktuar anëtarët e stafit për të shikuar situatën, ata kanë thënë se çmimet për shtretër janë vetëm 60 euro dhe kanë refuzuar të komentojnë çmimet e fryra online.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm