Futbollisti i Granadas, Darwin Machis, pritet të dalë në gjykatë për lëndimin e dy personave vitin e kaluar dhe rrezikon burgim me 18 muaj.
Machis akuzohet se ka lënduar dy punonjës në një kafene më 4 prill të vitit 2021, në orën 22:45 në Churriana de la Vega, një qytet afër Granadas.
Të lënduarit do të marrin dëmshpërblim prej 4725 dhe 1525 eurove për shkak të lëndimeve.
I lënduar nga ky rast kishte mbetur edhe vetë Machis, që në kafene kishte hyrë me dy persona tjerë.
Artikuj të ngjashëm