Karim Benzema e vazhdoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023, por në një të ardhme të afërt, ai mund të rikthehet sërish te Lyoni në Francë. Presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, shpreson që një ditë ta shoh sërish te Lyoni yllin e Realit.
Benezma është rritur te Lyoni dhe nga viti 2005 ishte pjesë e ekipit të parë. Ai luajti pesë vjet për skuadrën franceze ku shënoi 66 gola dhe bëri edhe 26 asistime në 148 ndeshje. Në verën e vitit 2009 u transferuar te Real Madridi për 35 milionë euro.
Me Realin është paraqitur në 562 ndeshje. Ka shënuar 281 gola dhe ka dhuruar edhe 147 asistime.
Artikuj të ngjashëm