Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni fiton me vështirësi në hapje të sezonit në Ligue 1

Lyoni e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligue 1 të Francës. Lyoni të premten në shtëpi mposjti Ajaccion me rezultat të ngushtë, 2:1.

Golin e epërsisë e shënoi Tete në minutën e 12-të me asistim të Alexandre Lacazette, i cili në minutën e 21-të shënoi golin e dytë nga penalltia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thomas Mangani realizoi golin e vetëm për Ajaccion. Lyoni në minutën e 27-të mbeti me një lojtar më pak në fushë. Ishte Anthony Lopes që u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhrje të ashpër, ndërsa edhe Ajaccio mbeti me një lojtar më pak në fushë në fundin e pjesës së parë. Romain Hamouma u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.