Senad Luliq duket se është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Milanit, duke theksuar se ishte e rëndësishme që ekipi i tij nuk pësoi gol në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës.
Në Stadio Olimpico, Lazio nuk arriti të shënojë fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e 24 prillit, transmeton Koha.net.
“E rëndësishme sonte ishte që mbajtëm portën e paprekur në shtëpi, pastaj pas dy muajsh do të luftojmë në San Siro”, tha Luliq për Rai Sport.
Të dyja këto skuadra kërkojnë kualifikimin në finale, ku atje do të presin fituesin e gjysmëfinales tjetër Fiorentina – Atalanta.