Evertoni raportohet se ka pranuar një ofertë prej 80 milionë eurove që ka dërguar Manchester Unitedi për sulmuesin Romelu Lukaku.
Sky Sports dhe BBC raportojnë se Evertoni ka pranuar ofertën, në të cilën nuk është përfshirë Wayne Rooney.
Sky Sports ka raportuar se sulmuesi belg do të kryejë testet mjekësore gjatë ditëve në vazhdim dhe se do t’i bashkohet Unitedit për turneun parasezonal në Amerikë.
Me blerjen e Lukakut, Unitedi i jep fund interesimit për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.