Romelu Lukaku bëri një paraqitje shumë të mirë në fitoren prej 1 me 3 të Unitedit në udhëtim te Crystal Palace.
Lukaku shënoi dy herë në këtë takim, derisa golin e parë e shënoi në minutën e 33 pas asistimit nga Shaë, transmeton Koha.net. Golin e dytë e shënoi në minutën e 52 nga një asistim i Lindelofit.
Vendasit arritën të ngushtojnë rezultatin në minutën e 66 përmes Wardit.
Unitedi arriti të shënojë edhe njëherë përmes Youngut, që shënoi në minutën e 83 pas asistimit nga Pogba.
Në vendin e pestë Unitedi ka 55 pikë, kurse Crystal Palace në vendin e 14 ka 30 pikë.