Romelu Lukaku ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së 31-të të elitës së futbollit të Italisë me dy gola e një asistim. Interi të dielën fitoi në udhëtim te Empoli me rezultatin 3:0, ndërsa ishte fitorja e parë pas pesë ndeshjeve rresht në Serie A.
Të tria golat “nerazzurrët” i shënuan në pjesën e dytë. Lukaku e hapi serinë e golave tre minuta pas pushimit, ndërsa golit të dytë iu gëzua në minutën e 76-të.
Për 3:0 shënoi Lautaro Martinez pas bashkëveprimit me sulmuesin belg.
Ardian Ismajli e kompletoi ndeshjen tek Empoli, ndërsa Kristjan Asllani tek Interi luajti nga minuta e 84-t.
Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 54-t, ndërsa Empoli në pozitën e 15-të mbetet me 32 pikë.
Artikuj të ngjashëm