Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka thënë se Interi është klubi perfekt për të.
Lukaku u largua këtë verë nga United për 75 milionë euro.
Për këtë gjë belgu është shprehur i lumtur pasi mendon se “neurazurët”, janë klubi i duhur për të.
“Inter është klub me ambicie. Duhet të rikthehet aty ku duhet të jetë. Ishte lëvizja e duhur për mua. Bashkëlojtarët më mirëpritën, kjo ka shumë rëndësi pasi duket si të isha këtu për disa vite. Me kuptojnë shumë mirë, e dinë se ku e dua topin, para anash ose mbrapa mbrojtësit. Kemi trajner të ri, mënyrë të re të lojës. Kundërshtarët duhet ta kenë të qartë se çdo herë që sfidojnë Interin, ta kuptojnë që është luftë”, deklaroi ai.
Interi e ka nisur mjaft mirë kampionatin dhe është në vendin e parë në tabelë, ndërsa nesër do të luajë kundër Udineses./kp