Sport

Lukaku i lumtur me fitoren dhe golin

Sulmuesi belg Romelu Lukaku është shprehur i kënaqur me fitoren e Chelseat dhe golin e shënuar në ndeshjen e parë zyrtare për ekipin nga “Stamford Bridge”.

Chelsea e mposhti 2:0 në udhëtim Arsenalin duke ia shkaktuar humbjen e dytë pas dy xhirove të luajtura këtë edicion në Premier League. Golin e parë për Chelsean në këtë ndeshje, e shënoi Lukaku që u transferua nga Interi javën e shkuar për 115 milionë euro.

Për Lukakun, kjo ishte ndeshja e parë zyrtare me fanellën e Chelseat.

“Jam shumë i lumtur në rend të parë me fitoren, sepse kemi luajtur shumë mirë. Kemi mundur të shënojmë me shumë gola, por shpresoj të vazhdojmë me këtë paraqitje edhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Lukaku. “Ndihem mirë që startova me gol te Chelsea pasi kam punuar shumë gjatë tërë javës. Unë dua ta ndihmoj ekipin dhe të vazhdoj me gola deri në fund të sezonit”.