Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka bërë shaka duke thënë se njoftimi për largim nga Barça në fund të sezonit e ka forcuar ekipin në ndeshjet e fundit.
Kampioni spanjoll ka dështuar vetëm në një ndeshje prej kur Luis Enrique njoftoi për largimin kur të përfundojë kontrata e tij.
Të mërkurën, Barça fitoi 3 me 0 ndaj Sevillës, për të mbajtur ritmin me liderin Real Madrid.
“Ata po ndihen shumë mirë që po më heqin qafe, tani po fluturojnë!”, ka thënë ai me shaka në konferencën për media.
Barça akoma është në garë për tre trofetë.
Artikuj të ngjashëm