Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luis Enrique publikon listën për duelet e nëntorit

Luis Enrique e ka publikuar listën për ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit.

“La Roja” do të jetë në aksion javën tjetër kur luan kundër Greqisë dhe Suedisë, në dy ndeshjet vendimtare të kampanjës kualifikuese.

Spanja është në vendin e dytë me 13 pikë, me dy pikë prapa lideres Suedisë, dhe katër para Greqisë në vendin e tretë. Gjeorgjia është e katërta me katër pikë, aq sa ka edhe Kosova.

Spanja duhet t’i fitojë dy ndeshjet e nëntorit për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës. Vendi i dytë dërgon në plejof, që do të zhvillohet në muajin mars.

Gerard Moreno dhe Mikel Oyarzabal mungojnë për shkak që patën lëndime, ndërsa është rikthyer Ansu Fati. Befasi në këtë listë është sulmuesi i Leeds Unitedit, Rodrigo Moreno bashkë me Brahim Diazin e Milanit. Mungon edhe ylli i Espanyolit, Raul de Tomas.

Artikuj të ngjashëm