Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thotë se Juventusi ka gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve.
Barça u ndal 0 me 0 në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Juves për t’u eliminuar nga gara evropiane me rezultat të përgjithshëm 3 me 0 në dy ndeshjet çerekfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimit të dytë, trajneri i Barçës ka lavdëruar rivalët duke thënë se kanë gjithçka që duhet për të triumfuar në fund.
“Ishte ndeshje e mirë mes dy ekipeve të mëdha. Çdo respekt për Juventusin. Kanë trajner të madh, lojtarë të mrekullueshëm dhe kanë gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve. Por ka edhe ekipe të tjera në të njëjtën situatë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.