Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lufta për jetesë e kampiones botërore nga Kenia

Fakti se Fatuma Zarika 33-vjeçare ka fituar titullin e botës në peshën super-bantam në versionin WBC të boksit profesionist nuk është aq i jashtëzakonshëm krahasuar me mënyrën se si e ka fituar atë.

Gjithë jeta e Zarikas ka qenë përplot sfida.

Ajo është rritur në varfëri në një lagje të Nairobit.

“Nëna ime na rriti e vetme dhe isha vetëm unë, ajo dhe vëllezërit e mi. Unë shkova në shkollë, por e lash atë kur isha 16-vjeçare për të ndihmuar nënën që të paguante shpenzimet e shkollës për vëllanë. Ishte e vështirë të gjeja punë dhe nuk kisha ndonjë shkathtësi, kështu që jeta nuk ishte e mirë. Unë i thash vetes, nëse nuk bëj ndonjë gjë, atëherë jeta ime do të çohet dëm”, ka rrëfyer Zarika për “BBC”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)