Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lucas Perez largohet nga Arsenali për t’u bashkuar me rivalin lokal

Klubi londinez ka njoftuar për blerjen më të re në skuadër. Lucas Perez i bashkohet West Ham United nga rivali i qytetit Arsenal, transmeton kp. 

Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e West Ham e cila njoftoi se spanjolli ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me “Çekanët”.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova West Hamit”, ka thënë Perez gjatë prezantimit. “Ky klub më dha mundësinë të vazhdoja të luaja në Premier Ligë dhe unë besoj në projektin e klubit për të arritur rezultate të mëdha këtë sezon”.

Perez ishte transferuar te Arsenali në vitin 2016, por asnjëherë nuk bindi me paraqitjet e tij, kurse sezonin e shkuar luajti në huazim te Deportivo La Coruna në La Liga.