Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka bërë të ditur se do të padisë klubin belg, Club Brugge, pasi anuloi transferimin e Vedat Muriqit.
“Il Messaggero” ka bërë të ditur të dielën se Lotito do të padisë klubin belg në FIFA dhe do të kërkojë dëmshpërblim.
Lazio kishte arritur marrëveshje me Brugge për çdo detaj, kurse mungonte vetëm firma e Muriqit.
Në momentet e fundit klubi belg anuloi transferimin e kosovarit. Sipas belgëve, Muriqi nuk arriti t’i kalojë testet mjekësore.