Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loriana Kuka mposhtet në Budapest

Ka përfunduar pjesëmarrja e xhudistëve të Kosovës në Çmimin e Madh të xhudos që është mbajtur në Budapest të Bullgarisë.

E fundit që garoi në këtë Grand Prix ishte xhudistja Loriana Kuka që garoi në kategorinë deri në 78 kg.

Ajo i fitoi pikët e para olimpike për Tokyo 2020, pasi triumfoi në luftën e parë, por u mposht në të dytën.

E nisi shumë mirë pjesëmarrjen duke arritur të fitojë në luftën e parë ndaj xhudistes nga Venezuela, Karen Leon, ndaj të cilës, Kuka doli triumfuese me Ippon.

Por, ishte e pafat në luftën e dytë dhe u eliminua nga gara, pasi më e suksesshme se xhudistja pejane ishte japonezja Mami Umeki që fitoi me Ippon.

Në këtë garë, pjesëmarrëse ishte edhe Distria Krasniqi e cila të premten fitoi medaljen e bronztë, e para për të në ciklin kualifikues të kategorisë deri në 48 kg, që i ndihmoi për të marrë pikë për të arritur Normën Olimpike.

Në po të njëjtën kategori garoi edhe xhudistja Fjolla Kelmendi e cila u mund në rundin e dytë nga Marusa Stangar e Sllovenisë.

Artikuj të ngjashëm