Fundjavën e kaluar, Loriana Kuka ia ka siguruar medaljen e parë Kosovës. Ishte një medalje e bronztë nga turneu European Open për juniorë, që u mbajt në Lignano të Italisë.
Loriana, xhudistja 20-vjeçare, është e vendosur që të fitojë shumë e shumë medalje për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSynim primar, megjithatë, e ka të sigurojë normën për Lojërat e ardhme Olimpike, ato "Tokio 2020". Për të realizuar synimet që i ka në sportin e xhudos, Loriana ka hequr dorë nga jeta luksoze në Zvicër dhe është vendosur në Pejë, ku e ka një pjesë të madhe të familjes.
Karriera e saj vlerësohej me të ardhme edhe në Zvicër, por ajo ndien se me ardhjen në Kosovë ka bërë hapin e duhur për të prekur majat e xhudos botërore.
Në Pejë, në klubin "Ippon", ka rastin të punojë me disa prej xhudisteve më të mira në botë, kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, pastaj me medalisten evropiane Nora Gjakova dhe me Distria Krasniqin që po marshon fuqishëm drejt majës. Por mbi të gjitha e ka rastin e artë që të punojë vazhdimisht edhe nën kujdesin e plotë të axhës së saj, trajnerit Driton Kuka....(më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.