Xhudistja Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës medaljen e katërt në GrandPrixin e Tashkentit në Uzbekistan.
Pas triumfit të Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit dhe pas të argjendtës nga Nora Gjakova, Kuka ka arritur në finalen e kategorisë deri 78 kilogramë.
Në rrugën drejt finales, Kuka mposhti Raifovan e Kazakistanit, Sampaion e Portugalisë dhe Luise Malzahnin e Gjermanisë në gjysmëfinale.
Në finale ajo përballet me Bernadette Graff të Austrisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Loriana Kuka kalon pengesën e parë në Grand Slamin e Bakus
-
Loriana fiton medaljen e parë në kategorinë e re
-
Xhudo, Kuka fiton përballjen e parë në Grand Slamin e Abu Dhabit
-
Kuka mposht ukrainasen Turchyn, arrin në çerekfinale të Evropianit
-
E bronzta e Lorianës kompleton kthimin e fuqishëm të xhudos kosovare