Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui përkundër që pësoi sot humbje prej 5 me 1 ndaj Barcelonës, ende beson se mund të kthejë gjërat për së mbari te Reali në pjesën e mbetur të sezonit.
Pas humbjes së thellë nga rivali i përbetuar Lopetegui është shumë pranë shkarkimit, pasi nuk ka arritur të mbajë hapin me Barçën për titull.
“Ndihem i trishtuar për momentin, por me forcë të plotë se do të vazhdoj të mbetem në krye të këtij grupi. Kjo është një goditje e rëndë, por jam mjaft i fort për ta ditur se mund të kthejë gjithçka për së mbari. Është rrugë e gjatë, dhe kam shumë besim në këtë grup të lojtarëve. Ende besoj se jemi në fillim të sezonit, dhe Madridi do të festojë”, është shprehur ai.
Marca sot ka raportuar se të hënën Lopetegui do të shkarkohet, dhe në vend të tij do emërohet Antonio Conte.