Pavarësisht faktit se Mohamed Salah pati momente jo shumë të mira në vitin 2022, Salah ka shkëlqyer në fillim të sezonit. Egjiptiani kishte premtuar se do të kthehet në finale të Ligës së Kampionëve dhe ia arriti një gjëje të tillë.
Këtë sezon me Liverpoolin në Premier League nuk arriti ta fitojë titullin, por e fitoi “Këpucën e Artë” të elitës së futbollit anglez, bashkë me Heung-Min Sonin, me nga 23 gola secili.
Në Ligën e Kampionëve ai ka realizuar tetë gola dhe dy asistime në 12 ndeshje.