Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari i Crystal Palacet kërcënohet me vdekje pas përjashtimit të Nunezit

Mbrojtësi i Crystal Palacet, Joachim Andersen thotë se ai mori kërcënime me vdekje dhe u abuzua në internet pasi Darëin Nunezi i Liverpoolit u përjashtua me karton të kuq pasi e goditi me kokë në një ndeshje të Premier League të hënën mbrëma.

Andersen shkoi në Instagram për të ndarë atë që ai tha se ishte një shembull i qindra mesazheve abuzive që ai ka marrë që nga barazimi 1:1 në “Anfield Road”.

"Kam marrë ndoshta 300-400 nga këto mesazhe mbrëmë," postoi danezi të martën në historinë e tij në Instagram, i cili i bëri thirrje ligës dhe Instagramit të ndërmarrin veprime. Raportet e mediave thanë se Andersen ka folur edhe me policinë. Disa nga pamjet e ekranit bënin thirrje për vdekjen e lojtarit të Palacet, dhe shumë prej tyre ishin plot me fjalë shpifëse. Disa mesazhe kërcënuan jo vetëm Andersenin por edhe familjen e tij. Një zëdhënës i Premier Leagues konfirmoi se organi qeverisës kishte qenë në kontakt me Palacen për të ofruar ndihmë. Nunez ndaj Palacet ishte për herë të parë titullar te Livverpooli në kampionat. Uruguaini humbi durimin e tij pasi u përplas me Andersenin dhe e goditi me kokë në fytyrë mbrojtësin. Ai u përjashtua nga fusha në minutën e 57-të. Andersen mori një karton të verdhë në të njëjtin incident. Nunez po përballet me një dënim me tre ndeshje për sjellje të dhunshme.