Sport

Lojtari ganez i Flamurtarit u dhuron fanella miqve në Prishtinë e Ganë për përkrahjen

Qendërmbrojtësi ganez i Flamurtarit, Ben Quansah, u ka dhuruar tetë fanella shokëve në Prishtinë dhe Ganë për përkrahjen që i kishin dhënë në pjesën e parë të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Lojtari i cili iu bashkua Prishtinës edicionin e kaluar këtë edicion luajti si i huazuar te Flamurtari.

Pas paraqitjeve të mira, ai ka dhuruar fanellat për miqtë e tij në shenjë falënderimi për përkrahjen.

“I kam blerë për t’ua dhuruar shokëve këtu dhe në Ganë për përkrahjen që më kanë dhënë. Kam dashur t’ua bëj nga një dhuratë”, ka thënë ai për Kohën Ditore.

Ai u dhuroi atyre fanellën me numrin 28 dhe mbiemrin e tij.

Ndërkohë ai ka folur për paraqitjet këtë edicion. Është shprehur optimist për pjesën e mbetur të sezonit.

“Jam i kënaqur me paraqitjet këtë edicion, por po pres të jem edhe më i mirë në pjesën e dytë. Po ashtu besoj se Flamurtari do të mbesë në Superligë”, ka thënë ai.

Pas 17 xhirosh, Flamurtari këtë sezon ka 22 pikë dhe është në pozitën e tetë në tabelën e Superligës.

{gallery}