Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Unitedit të pakënaqur me Rangnickun

Ralf Rangnick po lufton për të bashkuar lojtarët e Manchester Unitedit ndërsa përballet me krizën e tij të parë që nga marrja e përgjegjësisë, raporton “Daily Mirror”.

Gazeta bën të ditur se brenda klubit, lojtarët kanë krijuar grupacione dhe Rangnick tani po përballet me problemet e njëjta që detyruan shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaerit.

Burime të afërta me klubin kanë thënë se 11 lojtarë tani po duan të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shumë nga lojtarët thuhet se janë të pakënaqur me stërvitjet e Rangnickut dhe nuk janë të impresionuar nga taktikat e tij.