Lojtarët dhe trajnerët e skuadrës së parë të Southamptonit kanë pranuar ulje të pagës për muajt prill, maj, qershor, ndërsa vazhdon pezullimi i futbollit shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Në një komunikatë për media të enjten, klubi i Premier Leagues po ashtu ka bërë të ditur se nuk do të shfrytëzojë skemën qeveritare për mbajtjet e vendeve të punës dhe do të vazhdojë të paguajë vet stafin.
“Bordi i drejtorëve, trajneri i skuadrës së parë, stafi i tij dhe lojtarët e skuadrës së parë janë pajtuar të heqin dorë nga një pjesë e pagës për muajt prill, maj dhe qershor për të ndihmuar që të rruhet e ardhmja e klubit, stafit të klubit dhe komunitetit të cilit i shërbejmë”, është thënë në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm