Futbollistët e Paris Saint-Germainit janë ngjitur në tribunën në stadiumin “Parc des Princes” me pamje nga rruga, ku mijëra tifozë ishin mbledhur dhe prisnin lojtarët të shfaqeshin pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e të mërkurës mbrëma në Paris mes PSG-së dhe Borussia Dortmundit u luajt pa prani të shikuesve për shkak të koronavirusit.
Parisi fitoi 2:0, ndërsa ndeshjen e parë në Gjermani e kishte humbur 2:1.
“Ne kemi vlerat tona dhe kemi karakter. Ne kemi dëgjuar tifozët, i kemi parë para ndeshjes, kurrë nuk kam parë këtë më herët. Për këtë është futbolli, për pasionin, për këtë jemi këtu”, ka thënë qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Marquinhos.
Artikuj të ngjashëm