Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e klasit botëror të dalë nga Bundesliga

Berlin, 6 korrik (Kicker.de) - Gjermania e ka furnizuar botën me disa prej markave të veturave më të mira, birrave më cilësore dhe salsiçeve më të shijshme. Mirëpo, ndoshta eksporti kryesor i këtij shteti janë futbollistët, që janë edukuar në Bundesligë përpara se të shpërthejnë nëpër ligat e tjera të Evropës.

Në të vërtetë, kampionati gjerman ka nxjerrë disa prej yjve kryesorë të futbollit, të cilët po shkëlqejnë nëpër skuadrat e tjera të mëdha evropiane dhe liga më të forta, përcjell Koha Ditore shkrimin e Kicker.de.

Toni Kroos

I lindur në Gjermaninë lindore, Kroos hapat e parë në futboll i ka nisur te Hertha e Berlinit para se të rrëmbehej nga Bayern Muencheni dhe të shndërrohej në njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Ai mbetet debutuesi më i ri te Bayerni në Bundesligë, pasi me vetëm 17 vjet asistoi dy herë në fitoren 5:0 kundër Energie Cottbusit (shtator, 2007). Konkurrenca për një vend titullari me Ze Roberton, Bastian Schweinsteigerin dhe Mark van Bommelin bëri që huazimi i Kroosit për 18 muaj te Bayer Leverkuseni të ketë efekt.

Edhe Kroos: Gjermania nuk ka asnjë lojtar të nivelit botëror Botërori 2026 Kroos: Gjermania nuk ka asnjë lojtar të nivelit botëror

Ai u kthye te Bayerni në edicionin 2010/11 plotësisht i gatshëm për vendin e titullarit, duke udhëhequr bavarezët drejt dy titujve të kampionit në Bundesligë, dy kupave të Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve..(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.