Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Barçës s’do të paguhen në janar

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës ka konfirmuar se lojtarët në klub nuk do të marrin pagat për muajin janar, për shkak të gjendjes “shqetësuese” financiare.

Carlos Tusquets një gjë të tillë e ka thënë për radion e Katalonjës RAC1, duke nënvizuar gjendjen jo të mirë në klub, pavarësisht se ekipi i parë muajin e kaluar arriti marrëveshje për ulje pagash, e që klubi tha se do të kursente 122 milionë euro.

Tasquets tani ka konfirmuar se lojtarët nuk do të paguhen në muajin janar, edhe pse të hënën tha se lajmet për Barcelonën janë shpresëdhënëse.

“Lojtarët nuk do të marrin pagën mujore në janar. Ata kanë dy pagesa, në janar dhe në korrik, dhe në këtë janar nuk do të pranojnë pagë. Është shtyrë në të njëjtën mënyrë që janë shtyrë edhe pagat e llojeve tjera dhe janë shtyrë edhe përfitimet shtesë, si bonuset për fitimin e titujve”, deklaroi Tasquetsi.