Anëtarët e ekipit të Arsenalit janë të frustruar me Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin për mungesën e tyre nëpër detyra të caktuara të klubit.
Të dy lojtarëve u skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe deri më tani asnjëri nuk ka vazhduar kontratën. Asnjëri prej tyre nuk janë të rregullt nëpër intervista dhe sipas “The Mirror”, ekipi i Arsenalit është i pakënaqur me sjelljet e tyre.
Ozil dhe Sanchez kanë munguar në një ceremoni të kontraktuar me sponsorët që u mbajt në qendrën stërvitore të Arsenalit, në të cilën ishte i pranishëm edhe Danny Welbeck, i lënduar.
Ozili në javën e fundit është lidhur me një transferim te Manchester Unitedi ose Interi, derisa Arsenali raportohet se është duke menduar shitjen e Sanchezit te Paris Saint Germaini.
-
Ozili nervozon bashkëlojtarët me “lëndimet” e shpeshta
-
Ozil e Wilshere afër vazhdimit me Arsenalin
-
Lojtarët dëshirojnë largimin e Sanchezit para ndeshjes me Crystalin
-
Mustafi nuk shqetësohet për të ardhmen e Ozilit dhe Sanchezit, do angazhimin e tyre në fushë
-
Wenger pret që Sanchez e Ozil të mos largohen në janar