Senegali dhe Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) janë pajtuar që Lojërat Olimpike për të Rinj (YOG) Dakar 2022 të shtyhen për në vitin 2026, shkruan Olumpic.org.
Ky vendim është ndërmarrë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Propozimi i presidentit Macky Sallit është mirëpritur nga presidenti i IOC-ut, Thomas Bach.
Shtyrja e Dakar 2022 e lejon IOC-un, Komitetin Kombëtar Olimpik dhe Federatat Ndërkombëtare që të planifikojnë më mirë aktivitetet e tyre, që janë prekur jashtëzakonisht shumë me shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.
E në të njëjtën kohë e lejon Senegalin që të vazhdojë përgatitjet për Lojërat Olimpike për të Rinj.
Artikuj të ngjashëm
-
Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa COVID”
-
Shtyrja e Lojërave Olimpike në Tokio mund të ketë kosto deri gjashtë miliardë dollarë
-
Konfirmohet data e re e Lojërave Olimpike
-
Bach thotë se Lojërat Olimpike mund të organizohen edhe në pranverë të vitit të ardhshëm
-
Shtyrja e Lojërave Olimpike komplikon edhe më tej kalendarin sportiv