Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojërat Olimpike do të shtyhen për një vit

Foto: Reuters

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka propozuar që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të shtyhen për një vit, gjatë në një bisede që ka pasur me krerët e Lojërave Olimpike, për shkak të krizës së koronavirusit, njofton “NHK” të martën, transmeton Koha.net

Anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Dick Pound të hënën mbrëma ka njoftuar se është marrë vendimi për shtyrjen e Lojërave Olimpike. Por, ky vendim ka përkrahjen edhe e qeverisë së Japonisë, pasi Abe i ka thënë IOC-së së shteti i tij do të shtyjë Lojërat Olimpike për një vit.

Abe ka thënë këtë gjatë një bisede telefonike me presidentin e IOC-së, Thomas Bach dhe kreun e Komitetit Organizativ të Tokio 2020, Yoshio Mori.

Ka pasur thirrje të shumta për shtyrjen e Lojërave Olimpike. Të dielën IOC-ja njoftoi se do të bisedojë për katër javë me Japoninë dhe organizatorët e “Tokio 2020” për të marrë një vendim. Por, në mediume raportohet se vendimi vetëm se është marrë dhe pritet të kumtohet sot. Bordi Ekzekutiv i IOC-së pritet të mbajë një video-konferencë sot ku do të vendoset për shtyrjen e Lojërave Olimpike. 

Artikuj të ngjashëm