Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojërat Mesdhetare përfundojnë edhe për Bajokun e Jakupin

Bashkim Bajoku

Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë janë mbyllur edhe për dy boksierët e tjerë që përfaqësuan Kosovën, Bashkim Bajokun dhe Taulant Jakupin. 

Bajoku e Jakupi kanë humbur meçet e tyre të dielën. Të shtunën u eliminuan edhe Shpëtim Bajoku dhe Lumturim Xhoxhaj. 

Bashkim Bajoku të dielën humbi nga italiani Tommaso Sciacca me pikë, 3:2. 

25-vjeçari Bajoku garoi në kategorinë deri 55 kilogramë. 

Ndërkohë, Taulant Jakupi pasdite u mposht nga boksieri spanjoll Pablo Coy Bernal.

Spanjolli ishte dukshëm më i mirë dhe fitoi me ndërprerje. 

Edhe Lojërat Mesdhetare, dita e katërt e garave Sport Lojërat Mesdhetare, dita e katërt e garave

Një minutë e 30 sekonda pa u mbyllur raundi i dytë, Bernal pati iniciativë dhe gjyqtari ndërhyri. Më pas e vlerësoi se Jakupi nuk mund ta vazhdojë meçin dhe fitorja i takoi boksierit 26-vjeçar. 

21-vjeçari Jakupi garoi në kategorinë deri 80 kilogramë. 

Shpresat për medalje në “Taranto 2026” mbeten te Donjeta Sadiku. Boksierja më e mirë në Kosovë garon të hënën nga ora 18:15. Në meçin e parë të kategorisë deri 60 kilogramë, Sadiku përballet me turken Esmanur Lok.

Lexo përditësimet tjera
Loj

Lojërat Mesdhetare, dita e katërt e garave

Në Taranto të Italisë vazhdojnë Lojërat Mesdhetare. Kosova në këtë ngjarje po merr pjesë me plot...