Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojërat Evropiane, boksierja kroate nuk ia jep dorën bokiseres serbe

Boksierja kroate Sara Beram nuk arriti ta mposhte rivalen e saj nga Serbia Natalia Shadrina në luftën më të rëndësishme në karrierën e saj dhe më pas nuk pranoi t'i jepte dorën kundërshtares duke nxitur reagime.

Lojërat Evropiane në Krakov sollën një meç shumë të rëndësishëm, një derbi rajonal në të cilin përfaqësueset e Kroacisë dhe Serbisë luftuan për një medalje, por edhe një vend në Lojërat Olimpike të 2024-s.

Berami u mund nga rivalja serbe, por detaji që bëri xhiron u krijua menjëherë pas meçit. Kroatja nuk ka dashur t'i shtrijë dorën fitueses dhe ka refuzuar ta bëjë këtë në dy raste.

Shadrina iu afrua Beramit në dy raste dhe u përpoq të përshëndetej, por nuk e mori mbrapsht. Mediat serbe siç pritej janë të pakënaqura me këtë lëvizje të boksieres kroate.

Për sa i përket meçit, Berami e nisi më mirë ndeshjen, por në rundin e dytë ajo mori dy paralajmërime, të cilat përfundimisht e vendosën çështjen e fitueses.

Edhe Në Poloni nuk fituan medalje, por boksierët kanë ende shpresa për normë olimpike Sport Në Poloni nuk fituan medalje, por boksierët kanë ende shpresa për normë olimpike

Boksierja serbe fitoi një medalje në Lojërat Evropiane në Krakov, por gjithashtu siguroi normën e parë për Lojërat Olimpike në Paris më 2024.

Në këto Lojëra mori pjesë edhe boksierja kosovare Donjeta Sadiku. Megjithatë, ajo mbeti pa ndonjë medalje.