Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojërat Aziatike, ngjarja e madhe me rreth 40 disiplina

Gjatë katër ditëve të ardhshme, të fundit nga 12 mijë sportistë dhe zyrtarë do të vendosen në komplekse gjashtëkatëshe në qendër të Xhakartës në Indonezi.

Fshati i sportistëve i Lojërave Aziatike do të jetë një komunitet divers.

Duke përfaqësuar dy të tretën e botës, pjesëmarrësit sillen nga mundës të rëndë leshatak të specializuar në Kurash (një formë tradicionale e mundjes uzbeke), e deri te garues në eSports (videolojëra).

Do të ketë garues në jet-ski, paraglajding, softball e sporte të tjera të ndryshme.

Në skuadrën e Malajzisë është 81-vjeçari Lee Hung Fong, një specialist i lojës me letra të njohur si Bridge, dhe aty është edhe Ian Nuriman Amri, një skateborder 11-vjeçar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)