Juventusi ka fituar derbin në udhëtim te Torino me rezultat 1:0.
Ndeshja u vendos vetëm katër minuta para fundit, me golin e mesfushorit Manuel Locatellit (86’).
Te vendasit, ishin në bankën rezervë Mërgim Vojvoda e Etrit Berisha.
Për Juven kjo ishte fitorja e tretë në shtatë ndeshje, dhe tani ka 11 pikë në vendin e tetë.
Torino me tetë pikë mban vendin e 11-të.
Artikuj të ngjashëm