Sulmuesi shqiptar Azdren Llullaku tregon se është i shqetësuar me situatën në Bjellorusi. Bjellorusia është vendi i vetëm në Evropë ku ende po luhet kampionati në futboll, në këtë situatë pandemie.
Llullaku është pjesë e Shakher Soligorskit të elitës së futbollit të Bjellorusisë.
“Këtu nuk po flitet shumë për koronavirus. Unë kam luajtur një ndeshje kampionale të shtunën dhe kam stërvitur të dielën në mëngjes. Çdo gjë është normale. Po ashtu një lojtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus, kjo na bën të mendojmë e të shqetësohemi. Por, ky është vendim që duhet të marrin ata që janë në drejtim, pasi ne kemi kontrata dhe duhet të luajmë e të bëjmë siç na thonë”, ka deklaruar Llullaku për “Sky Sport Italia”, transmeton Koha.net.
Llullaku te Shakhteri u transferua në verën e vitit 2019 nga Astra Giurgiu i Rumanisë. Sulmuesi 32-vjeçar i ka luajtur gjashtë ndeshje me Shqipërinë.
“Tifozët tanë me iniciativë të tyre kanë shpjeguar se nuk do të jenë në tribuna gjatë ndeshjeve. Në fakt, ishin vetëm 100 në ndeshjen e fundit, zakonisht janë shumë më tepër. Njëjtë po ndodh edhe me klube tjera, kjo është pozitive për mua, pasi nënkupton se njerëzit kanë filluar të kuptojnë situatën dhe shpresoj që së shpejti të ndalet futbolli. Shtetet tjera e kanë bërë këtë dhe mendoj se është gjëja e duhur për të bërë. Shpresoj të mos vijmë te një situatë tragjike, ndonëse nëse vazhdohet kështu është e vështirë për të shmangur”, ka thënë Llullaku.
-
Llullaku nuk i kupton bjellorusët si mund të luajnë futboll në këtë kohë
-
Llullaku: Në Bjellorusi nuk po e kuptojnë rrezikun nga koronavirusi
-
Llullaku asiston për fitore, në vendin e vetëm ku po luhet ende futbolli
-
Llullaku, pjesë e ligës së vetme që po vazhdon garat në kohën e pandemisë
-
Ish-golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun tregon pse thirrjet “Serbia” nuk tolerohen: Më mirë të na shani me nënë