Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Azdren Llulaku është larguar nga skuadra e Astanas.
Largimin nga skuadra e Kazakistanit e ka bërë të ditur të hënën vetë futbollisti.
"Përfundova aventurën time me Astanan. Dua të falënderoj tifozët, klubin, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që punojnë për Astanan. I jam borxhli Kazakistanit", ka shkruar ai në rrjetin social "Facebook".
Ai nuk e ka bërë të ditur të ardhmen e tij.
Llullaku 29-vjeçar për Astanan luajti 17 ndeshje dhe shënoi një gol e kontribuoi me dy asistime.
Në Kazakistan luajti edhe për skuadrën e Tobol Kostanay. Karrierë ka bërë edhe në Rumani te Gaz Metani, Poli Iasi dhe te disa skuadra pak të njohura në Itali.
Artikuj të ngjashëm