Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llorente kërkon largim nga Reali

Marcos Llorente dëshiron të largohet nga Real Madridi këtë verë pasi është lodhur nga mungesa e mundësive për të luajtur në skuadrën e parë, raportoi gazeta “AS” të dielën.

Llorente nuk është i gatshëm të kalojë edhe një stinor te bankina e Real Madridit, pasi ka luajtur vetëm 942 minuta që kur u kthye te skuadra madrilene nga Alavesi verën e kaluar.

Mesfushori është duke shikuar mundësitë në treg, ndërsa Real Sociedad dhe Eintracht Frankfurt janë destinacione të mundshme, transmeton “Koha Ditore”.

Reali mund të shikojë të bëjë një ndërrim me Alvaro Odriozolan e Frankfurtit. Malaga ndërkohë po ashtu po interesohet për ish-reprezentuesin e U-21 të Spanjës.

Artikuj të ngjashëm