Skuadra e Llapit ka arritur t'i sigurojë shërbimet e sulmuesit të qendrës nga Sau Paulo i Brazilit, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos.
Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga Podujeva nga muaji prill i këtij viti dhe pas performancës së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues.
Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë te skuadra e NK Dubrava ZG, kurse përformancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrën e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20.
Gjatë vitit 2020, ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice.