Llapi ka mposhtur Lirinë me rezultat 2 me 0 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, për ta thelluar krizën e klubit prizrenas.
Në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultati, por në pjesën e dytë vendasit u treguan më efikas, duke shënuar dy herë, raporton Koha.net.
Golin e parë për vendasit e shënoi sulmuesi Mirlind Daka kur po zhvillohej minuta e 56-të.
Kurse golin e dytë e shënoi mesfushori Kushtrim Shabani një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.
Pas kësaj fitore Llapi arrin në kuotën e 56 pikëve dhe mban vendin e katërt, kurse Liria që është vetëm tre pikë larg zonës së rrezikshme ka 27 pikë.