Llapi është skuadra e vetme në elitën e futbollit të Kosovës, që në radhët e veta e ka të angazhuar edhe një psikolog sportiv, i cili po u ndihmon futbollistëve në aspektin psikik.
Bëhet fjalë për Dardan Kosumin, i cili e ka të përfunduar Bachelorin në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe Masterin në Universitetin e Tetovës, në drejtimin për psikologji sportive.
Në një intervistë për Sportin në KTV, Kosumi tregon për punën që po bën me futbollistët e Llapit.