Llapi ka premtuar përforcime të shumta për sezonin e ardhshëm.
Sipas drejtorit sportiv, Tahir Batatina, përveç qëndrimit të Mentor Zhdrellës, afrimin e dy transfereve të reja Fiton Hajdari dhe Bledar Hajdini, së shpejti pritet të bëhet zyrtare edhe transferimi i mbrojtësit Arbër Pira, i cili ishte njëri ndër lojtarët kryesor të KEK-ut në rrugën e tyre drejt Superligës.
Batatina tregoi se nuk do të ndalet me kaq dhe do të sjellë transferime edhe nga jashtë vendit.