Skuadra e Llapit e ka prezantuar të mërkurën mbrëma qendërsulmuesin Eduard Shehu.
Shehu është 23-vjeçar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Besës së Kavajës.
“Shehu më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si EF Huesca U19 në Spanjë e Barnsley U21 në Angli. Ai është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me ne dhe pret që me besimin e shtabit teknik, t’i tregojë cilësitë e tij”, ka shkruar Llapi në faqen zyrtare në Facebook.
Shehu me Llapin ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.