Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke fituar trilerin e zhvilluar ndaj Lirisë në Podujevë.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 3 me 3 ndërsa në pjesën e parë të vazhdimeve Berat Hyseni realizoi golin e fitores për llapjanët.
Në ndeshjet tjera Besa mposhti Prishtinën, ndërsa Drenica mposhti Ferizajn, për të kaluar në gjysmëfinale.
Shorti për gjysmëfinale do të hidhet të premten në orën 13:00.