Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi i shton zjarr garës për titullin nënkampion

Skuadra e Llapit brenda tri ditësh ka mposhtur dy rivalët kryesorë në luftën për pozitën e dytë në Vala Superligën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Pas triumfit ndaj Prishtinës (2:1), të dielën e shkuar, Llapi të mërkurën e mposhti edhe kampionin e sezonit të shkuar, Ferronikelin. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Zahir Pajaziti" të Podujevës, që i takoi xhiros së 30-të, përfundoi me shifrat 2:0 në të mirë të Llapit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Valon Zeqiri (45') e Mirlind Daku (80') shënuan për fitoren e vendësve. Me këtë fitore të Llapit, lufta për nënkampion të Vala Superligës është nxehur edhe më shumë kur deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe tri xhiro.

Aktualisht, pozitën e dytë në tabelë e mban Prishtina me 63 pikë, e ndjekur nga Llapi (62) dhe Ferronikeli (61). Titullin e kampionit tashmë e ka siguruar skuadra e Trepçës '89 që po bëhet gati për pjesëmarrje në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Gjërat priten të bëhen më të qarta këtë vikend sa i përket pozitës së dytë kur katër ekipet e para do të përballen mes vete.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.