Llapi ka bërë thirrje për përkrahje sa më të madhe për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë kundër Dukagjinit.
Ndeshjen e parë kontrolluese për edicionin e ri të Superligës, llapjanët do ta zhvillojnë kundër Dukagjinit. Ndeshja është paraparë të luhet nga ora 19:00 nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Presim mbështetje nga ‘Ultras Legjendat’, qytetarët dhe mërgimtarët llapjanë në ndeshjen e parë kontrolluese për edicionin e ri, që ta nisim mbarë dhe pse jo të shkruajmë histori në këtë edicion”, thuhet në njoftimin e fituesit të Kupës të edicionit të kaluar.
Llapi nuk arriti ta kalojë rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. U eliminua nga Buduqnosti i Podgoricës. Llapi në ndeshjen kthyese në Prishtinë javën e kaluar mbushi me shikues stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.