Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi e Feronikeli arkëtojnë pikët e plota në xhiron e tretë

Janë zhvilluar sot edhe dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.

Vendasit arkëtuan pikët e plota. Llapi e mposhti bindshëm Ferizajn, 5 me 1, kurse Feronikeli me rezultat minimal mposhti Ballkanin.

Për Llapin golat i shënuan, Januzi, Idrizi, Hajdari, dhe dy herë shënoi Zhdrella. Kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Bërbatovci.

Në sfidën tjetër Feronikeli arkëtoi pikët e plota falë golit të shënuar nga sulmuesi Artur Magani kur po luhej minuta e 90+2.

Artikuj të ngjashëm