Sport

Llapi do t’i vazhdojë garat në Superligë

Pavarësisht kësaj deklarate të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, të dhëna të dielën në “Sportin Total” të KTV-së, Llapi do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës

Vendimi ka ardhur pas takimit që Batatina e ka pasur të hënë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin.

“Jam takuar me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe nënkryetarin Agim Dibrani. Ata i pranuan gabimet që kanë ndodhur dhe premtuan se do të merren masa ndaj gjyqtarëve. Nëse ato gabime përsërite, thanë se gjyqtarët nuk do të dënohen me ndeshje, por do të përjashtohen. Premtuan se nuk do të ketë sjelle të tilla ndaj Llapit. Ne vendosëm të vazhdojmë garat, por iu tregove se nëse përsëriten gjërat e tilla në dëm të Llapit, ne do të largohemi nga garat dhe nuk do të ketë më kthim prapa. Vendosëm të mbesin pjesë e Superligës edhe për tifozë por edhe për faktin se kemi investuar shumë. Ne kërkojmë vetëm drejtësi”, ka thënë Batatina për KOHËN.

Reagimi i Llapit dhe trajnerit Batatina erdhi pas ndeshjes ndaj Dritës, ku llapjanët pësuan humbje në shtëpi 2:1 dhe sipas tyre u dëmtuan në tri raste.

Llapi renditet i nënti me vetëm 5 pikë të mbledhura pas nëntë ndeshjeve të luajtura.