Liverpoolit do t’i duhen 70 milionë euro në rast se dëshiron transferimin e sulmuesit Timo Werner nga Leipzigu.
Klubi anglez pritet të jetë në treg për një qendër sulmues dhe Jurgen Kloppi e pëlqen 22-vjeçarin gjerman.
Wernerit i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë, por sipas gazetës gjermane “Bild”, Leipzigu dëshiron kontratë të re me klauzolë lirimi.
Kjo gazetë raporton se Leipzigu do të ishte i kënaqur me klauzolën prej 70 milionë eurove.
Werneri këtë sezon ka realizuar 11 gola dhe dy asistime në 19 paraqitje në Bundesliga.